Sa shumë ka ndryshuar situata, një ofertë në tavolinë dhe pyesin: A e do Durmishaj tani Greqinë

Fiorin Durmishaj bëri kalimin drejt Olimpiakosit pas zgjedhjes për të përfaqësuar Kombëtaren helene, megjithëse kjo aventurë nuk i shkoi siç duhej. Sulmuesi shqiptar u dërgua në formën e huazimit drejt Belgjikës, ku aktualisht luan me Waasland. Por edhe kjo lëvizje në karrierën e tij po rezulton për tu harruar, pasi Durmishaj ka harruar të shënojë në Belgjikë.

Në këto kushte mediat greke hedhin idenë e rikthimit në vendin fqinj, por këtë herë jo me skuadrën nga Pireu. Bëhet fjalë për një kalim të mundshëm në radhët e  ekipit të Arisit të Selanikut, megjithëse sa i përket kësaj historie në shtetin helen ngrenë pyetjen: A dëshiron Durmishaj të rikthehet në Greqi?

Duke parë sakrificën e bërë nga sulmuesi shqiptar për të veshur fanellën e Greqisë ,në një kohë kur për të kishte një luftë të madhe edhe nga kuqezinjtë, si dhe faktin që helenët nuk e vlerësuan aspak këtë gjë, pasi e aktivizuan vetë në një ndeshje për të mos e thirrur më në radhët e tyre, atëherë pyetja e shtruar është e drejtë. E nëse të kërkojnë me ngulm dhe më pas nuk të bëjnë pjesë të planeve, a ia vlen vërtet rikthimi?/Sport Ekspres/