Sa shumë halle për Flamurtarin, edhe Bicaj në dyshim

 

Nurkoviç, Muarem, Zhufo, Tunkara janë të dëmtuar, kurse Useini dhe Sidibe mungojnë në ndeshjen e sotme për shkak kartonësh. Shumë mungesa për skuadrën vlonjate në këtë ndeshje delikate në transfertë, por në dyshim të fortë mbetet edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj, i cili mund të humbasë këtë përballje shumë të rëndësishme ndaj ish-skuadrës së tij. Nëse lojtari me përvojë nuk ia del, në formacion pritet të luajë Deliaj.

Trajneri Duro do të duhet të ndryshojë formacionin për këtë takim, ku rikthimet e vetme janë Danilo Alvesh dhe Musta, që munguan ndaj Luftëtarit. Gjithsesi, stafi teknik beson te grupi dhe do të kërkojë rezultat në Shkodër. Për titullarin e portës do të vendoset sot para ndeshjes, siç ka pohuar vetë trajneri Duro.

Formacioni i mundshëm i Flamurtarit:

Sali (Qirko) – Siljanovski, Bicaj (Deliaj), Veliu, Musta – Hoxhaj, Pollozhani, Zuka- Nedejlkoviç, Bushiç, Alvesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *