Sa shumë gola në Kosovë: Feronikeli kap kreun, Llapi përmbys në shtëpi Lirinë

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të javës së gjashtë të IPKO Superligës. Në të tre takimet ka fituar ekipi udhëtues, me Feronikelin, Llapin dhe Drenicën që futën në xhep tri pikët pas transfertave përkatëse.

Feronikeli ka marrë fitoren e katër radhazi duke mundur Flamurtarin dhe duke u ngjitur në krye të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani mori tri pikëshin pas golave të Hotit, Da Silvës e Maganit, ndërkohë që për Flamurtarin golin e nderit e shënoi sulmuesi Alban Shillova.

Një ndeshje me shumë gola ishte dhe ajo midis KEK-ut dhe Drenicës. Skuadra mike fitoi me rezultatin 4-2, falë katër golave nga katër lojtarë të ndryshëm, përkatësisht Abazi, Rexhaj, Dajaku dhe Uka, ndërsa për KEK-un shënuan Gashi dhe Preniqi.

Ndeshja më emocionuese e ditës ka qenë ajo midis Lirisë së Prizrenit dhe Llapit. Vendasit e mbyllën pjesë e parë në avantazhin e një goli, por në të dytën skuadra nga Podujeva përmbysi gjithçka duke fituar me 2-3 falë tripletës së Bekim Alidemës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *