“Sa shumë fëmijë ëndërronin të bënin gola si të Ilir Përnaskës”, dita e futbollit edhe për Ilir Metën!

Nga Klaudio Ndreca

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ia ka kushtuar një pjesë të axhendës të ditës së sotme edhe futbollit. Këtu flasim për takimin e bërë me kreun e FSHF-së, Armand Dukën, për rifillimin e këtij sporti. “Është vaksina më e mirë për shëndetin”, ishte mënyra figurative dhe domethënëse sesi Meta e mbështeti futbollin për të vazhduar në fushë.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë ka uruar edhe legjendën e futbollit shqiptar dhe të Dinamos, Ilir Përnaskën, pasi mbush 69-vjeç. Ndërsa vendos në vëmendje arritjet më të mëdha gjatë karrierës së Përnaskës, theksohet se kjo figurë sportive u kthye në një ikonë dhe shembull që u ndoq nga shumë të tjerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *