Sa shumë emocione në “Fadil Vokrri”, nuk mungon as “Ole”-ja e famshme

Kosova mori një fitore të madhe, në një mbrëmje të paharrueshme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ishte ndeshja e parë zyrtare që Kosova e luante në shtëpi, në arenën e cila mbante emrin e një prej figurave më të mëdha të futbollit kosovar. Fitorja me Ishujt Faroe ishte qershia mbi tortë, pasi skuadra tani e sheh veten në vendin e parë dhe ka shanse që të fitojë grupin e saj.

Nuk mungoi spektakli në shkallët e stadiumit., minuta e 9-të ishte e gjitha për Fadil vocrrin q epka muaj më parë u nda nga jeta dhe sot mban emrin stadiumi kryesor i Kosovës. Tifozeria ishte entuziaste në maksimum, kjo u pa që para ndeshjes, aq sa biletat avulluan në pak orë.

Në një moment të ndeshje, e gjithë tifozeria që ishte në stadium, mendoi që të dhuronte spektakël me “Ole”-në e famshme, që jemi mësuar ta shohim kryesisht në Kupën e Botës dhe Europian. Pamje për t’u shijuar!

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/315100199250957/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *