Sa pranë fitores, por Skënderbeu mbetet i jashtëzakonshëm

0

Një Skënderbe i bukur, që del kokulur nga fusha për një… barazim! Një shenjë e qartë që kohërat kanë ndryshuar, Skënderbeu nuk është më inferior ndaj askujt dhe sot meritonte fitoren, ndaj Jang Bojs. Ndeshja e parë shtëpiake në Europa League mund e duhej fituar, duke parë si shkoi ndeshja. Zviceranët nuk ishin aq të frikshëm sa mendohej, edhe pse kryesojnë në Superligën zvicerane, ndërsa Skënderbeu, me mungesa të rëndësishme, ia doli të luante një ndeshje të shkëlqyer.

Korçarët luajnë futboll, kjo duhet theksuar. Asnjë barrikadë, lojë e hapur e sulmuese, disa rreziqe në prapavijë, por edhe shumë raste të krijuara.

Shënoi Soue në minutën e 65-të, ai që duhej të shënonte që në pjesën e parë dhe që futi në krizë gjithë mbrojtjen kundërshtare, por rastet ishin të shumta në të dyja portat.

Pas golit duhej menaxhuar më mirë një ndeshje e luajtur shumë mirë, por Jang Bojs e kapi Skënderbeun në kundërsulm dhe gjeti barazimin me Asale në minutën e 72-të.

Do të ishte një mbrëmje magjike, por nuk ka pse ulet koka!

Europa League, faza e grupeve

E enjte, Elbasan Arena, 21.05

SKËNDERBEU – JANG BOJS      1-1

Shënues: Soue 65′ / Asale 72′

SKËNDERBEU – Orges Shehi, Gledi Mici, Bajram Jashanica, Fidan Aliti, Kristi Vangjeli, Enis Gavazaj (Afrim Taku 20′), Sabien Lilaj, Gjergji Muzaka (Bruno Dita 77′), Suad Sahiti (Bakari Nimaga 67′), Segun Xhejms Adeniji, Ali Soue. Të gatshëm: Teqja, Dita, Taku, Gripshi, Shkodra, Nimaga, Neshpor. Trajner: Ilir Daja

JANG BOJS – David Von Ballmoos, Byrki, Steve von Bergen, Vythrish, Jos (Mbabu 76′), Aebisher, Sanogo, Miralem Sulejmani (Nsame 70′), Shik (Fasnaht 71′), Ngamaleu, Assalé

Gjyqtar: Kevin Blom, Çarls Shap, Jost Van Zuilen, Hessel Steegstra (Holandë)

Karton i verdhë: Nimaga 86′ / Asale 31′

Karton i verdhë: Asale 31

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image