Sa mirë të jesh tifoz i Las Vegasit! Traditë e pazakontë, shpërndahen para nga qielli me helikopter

Las Vegas Lights është një klub që luan në divizionin e dytë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dallohet më së shumti për një traditë të rrallë që praktikon me tifozët. Për t’i pasur sa më të shumtë në numër, jepen para nga qielli me helikopter.

Kishte ndodhur në vitin e kaluar, ndërsa u përsërit edhe së fundmi. Klubi kishte zgjedhur 200 tifozë që duhej të qendronin në fushë, atje ku do t’i vinte një helikopter për t’i hedhur paratë nga lartë. Kështu flitet për një shifër që shkon në 10.000 dollarë dhe e gjithë episodi ndodhi në pushimin e ndeshjes të së shtunës. Sigurisht që një çmenduri kishte mes turmës, për të dalë sa më të fituar nga kjo traditë e pazakontë. /Sport Ekspres/