Sa merkato për Ndojn dhe Vajushin

Vitin e shkuar luajtën në Serinë B dhe bënë mjaft mirë, ndaj për këtë arsye kanë përfunduar në radarin e disa skuadrave. Po flasim për Emanuele Ndojn, që u grumbullua së fundmi nga Shpresat e Alban Bushit, edhe pse dëmtimi bëri që të mungonte. Sasuolo është lakuar në media prej kohësh dhe e ka nën vëzhgim mesfushorin, ndërkohë që së fundmi për të ka dalë në skenë edhe Benevento. Jo vetëm për Ndojin ka interes të lartë, por edhe për Armando Vajushin, i cili e mbylli sezonin me Pro Verçelin. Për shkodranin interesohen Bari, Askoli dhe Frozinone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *