Sa i pafat Malaj, dëmtim i rëndë në ligament

0

Mesfushori i Skënderbeut mbyll në mënyrën më të keqe një sezon shumë të pafat për të. 22-vjeçari nga Vushtrria ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë dhe sot i është nënshtruar operacionit, pasi ka pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në ligament.

Malaj erdhi në Superiore në verën e vitit 2014, duke luajtur dy sezone me Tiranën, ku u bë një lojtar shumë i rëndësishëm.

Verën e shkuar erdhi kalimi te Skënderbeu, por për arsye të ndryshme mesfushorit nuk i eci në Korçë dhe tashmë duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.