Sa gola ka shënuar Ronaldo, 399 apo 400?

0

Reali i Madridit ka përshëndetur yllin e vet Kristiano Ronaldo pas golave 398, 399 dhe 400 dje kundër Atletikos, por ka një kleçkë: ndoshta Ronaldo është një gol më pak.

Në faqen e vet zyrtare Reali ka publikuar një kombinim grafik të shifrave të Ronaldos, duke pretenduar se portugezi ka kapur kuotën e 400 gola në vetëm 389 ndeshje për Realin.

Sipas sitit të Realit, Ronaldo ka shënuar 281 gola në La Liga, 88 në Champions League, 22 në Kupën e Mbretit, 4 gola në Kupën e Botës për Klube, 3 në Superkupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e Europës.

Iso Realit i mban edhe e përditshmja e njohur spanjolle Marca, që në fakt është megafoni i Realit në Spanjë e Europë.

A mbaron gjithçka këtu? Në fakt jo…

Në shkurt të vitit 2011 Ronaldo ekzekutoi një goditje dënimi kundër Real Sociedadiy, topi u përplas te Pepe dhe përfundoi në rrjetë. Arbitri e shënoi në protokoll golin për Pepen, por Marca, që jep edhe çmimin Pichichi për shënuesin më të mirë në Spanjë, nuk dëshironte që Ronaldo të mbetet pas Mesit në garë, ndaj ia akordoi golin Ronaldos.

Edhe Ronaldo shprehet që goli është i tij, ndërkohë që edhe vetë Pepe ka deklaruar se përderisa topin e gjuajti Ronaldo, goli i takon atij.


Dakord, por Federata Spanjolle e Futbollit e ka mbyllur këtë çështje dhe goli i takon Pepes. Si i bëhet? 399 apo 400, nuk ka shumë rëndësi, sepse në ndeshjen e radhës me siguri shifra 400 do të kapet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here