Sa gabime Vllaznia, humbja në Moldavi ndërlikon gjithçka

0

Për herë të parë në histori, një klub shqiptar merr pjesë në Youth League, një Champions League për të rinj.

Shqipëria përfaqësohet nga Vllaznia, që fitoi titullin në Superiore sezonin e fundit, ndërsa në turin e parë në Youth League është vënë përballë moldavëve të Zimbrut. Vendasit nuk është se kanë ndonjë eksperiencë të madhe, sepse në vitin 2015 luajtën për herë të parë në Youth League dhe u mundën në dy përballjet me Pribramin çek, pa ndonjë rezistencë të madhe.

Megjithatë, sot Zimbru fitoi 3-1, me meritë, pasi Vllaznia dhuroi shumë. Një ndeshje që u kontrollua nga moldavët, por Vllaznia nuk është se vuajti shumë, pasi pati raste të shumta dhe realisht duhej të kishte shënuar të paktën 2-3 gola.

Nëse Vllaznia gaboi pa fund, Zimbru u tregua shumë konkret, duke shënuar në minutën e 22-të me mesfushorin Viktor Stina dhe duke shtuar edhe dy gola në pjesën e dytë me Dontu e Jurasko në minutat 77 e 80, me një Vllazni të çoroditur në ato minuta, edhe pse më parë kishte humbur raste të arta.

Reagimi shkodran prodhoi një 11-metërsh dhe në minutën e 86-të sulmuesi Belajdi Pusi nuk gaboi, edhe pse portieri vendas Popoviçi për pak e priti gjuajtjen jo shumë të fortë.

Një gol shprese për Vllazninë, që në 18 tetor do të ketë shansin për të përmbysur gjithçka, në Shkodër. Do të duhet një paraqitje më e mirë në aspektin mbrojtës, sepse golat në Kishinjev u pësuan shumë lehtë, ndërsa sulmi gaboi shumë, edhe pse rastet i pati.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image