“Sa e vështirë t’i thosha Lorikut që nuk do luante ndaj Rumanisë!”

0

Kur flitet për marrëdhëniet me lojtarët, është e qartë që nuk mund të mos kthehet në kujtesë ulja në stol e Lorik Canës në ndeshjen e fundit në Europian, kundër Rumanisë. Të gjithë u habitëm kur pamë kapitenin në stol, me Ajetin titullar, ndaj të shumtë ishin ata që menduan: “Diçka nuk shkon, do plasë keq”. De Biazi kujton atë ngjarje dhe zbulon si shkoi realisht…

Keni pasur gjatë këtyre viteve në Shqipëri probleme të tjera të vështira si ky me lojtarë që nuk luajnë, që janë me emër dhe nuk luajnë? P.sh. ka qenë një moment i vështirë edhe me Lorik Canën që duhet të fillonte ndeshjen me Rumaninë?
Asnjë problem, ai është person me karakter dhe personalitet të veçantë, është burrë, ka një moshë të caktuar, pra është i pjekur. Problemi ishte i imi, si ta lija jashtë Lorikun.
Ishte e vështirë për ju ta thoshit këtë?
E kisha shumë të vështirë t’ia thosha që do ta niste nga stoli, dëshironte të luante në ndeshjen që mund të ishte e fundit e karrierës, edhe sepse mungoi ndaj Francës.
Në stadiumin e Francës, në stadiumin ku ai ishte bërë lojtari që ishte.
Nuk e futa sepse nuk ishte në formën e vet më të mirë, edhe pse kundër Zvicrës dha gjithçka, si zakonisht. Mungoi ndaj Francës për pezullim, pastaj zgjodha Ajetin, që ishte në formë të shkëlqyer.
Si e pranoi Cana?
Ai tha se do të bënte atë zgjedhje. Kjo do të thotë që të jesh njeri skuadre, do të thotë që t’i të luash për skuadrën. Njeriu skuadër është ai që vendos interesin e skuadrës para interesit të tij personal. Dhe deri sa të kesh persona që do të vendosin interesin e tyre para interesit të skuadrës, do kesh gjithmonë skuadra humbëse.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image