“Sa e urrej Juven? Shumë”, Materaci tregon episodin e veçantë për Balotelin: Duhej ta godisja, por e dua

Marko Materaci është një figurë e njohur për të gjithë tifozët e Interit, teksa për 10 vite ka mbrojtur fanellën zikaltër. Temperamenti i tij e ka dalluar gjithnjë në fushën e lojës, ndërsa nuk mungon të tërheqë vëmendjen edhe me deklaratat e tij jashtë fushe. Këtë herë ish-mbrojtësi Italian ka vendosur të japë mendimin e tij në lidhje me ekipe futbolli apo lojtarë të tjerë. Materaci trego se e urren Juventusin, por vetëm në aspektin sportiv, pasi shumë prej bardhezinjve i njeh dhe i ka miq. Ndërkaq është prekur edhe emri i një njeriu që gjithnjë ka hapur polemika me sjelljen e tij, Mario Baloteli, për të cilin shprehet se është një fëmijë i madh, si dhe tregon edhe një episod të veçantë në lidhje me të.

“Sa e urrej Juventusin nga ana sportive? Shumë, por vetëm në aspektin sportiv. Për pjesën tjetër jo, sepse i njoh të gjithë dhe jam miq me të gjithë. Por nëse Inter fiton, unë jam më i lumtur. Balotelli? Mario është numri një. Një djalë shumë i mirë, por herë-herë edhe më duhej t’i jepja atij një mësim: ai u shfaq me çorapet e Milanit dhe unë ia preva ato. Duhej ta godisja, por e dua. Ai është një fëmijë i madh”, ka thënë Marko Materaci./Sport Ekspres/