S.Inzagi: Leksion për ne, patëm black out të pashpjegueshëm!

Ndalet në çerekfinale ecuria e Lacios në Europa League. Pas avantazhit të Imobiles, 20 minuta ferri për bardhekaltërit që pësojnë 4 gola nga Salcburgu dhe dalin jashtë kompeticionit. Simone Inzagi, trajneri i skuadrës italiane, komentoi kështu pas ndeshjes: “Pasi kaluam në avantazh, pësuam një gol menjëherë dhe më pas patëm atë blackout që nuk e shpjegoj dot, pasi kishim kualifikimin në dorë. Të dielën kemi shansin e revanshit dhe të harrojmë këtë që ndodhi, pasi do të jetë derbi ndaj Romës. Duhet të rikuperojmë energji dhe sidomos mendore, pasi hidhërimi është i madh.

Diferenca është se bëmë pesë goditje si ne, ashtu edhe ata, por ata ishin thuajse perfektë dhe cinikë. Duhet edhe kjo për t’u rritur. Lacio pak e pjekur? Në futboll duhen këto ndeshje dhe të jetë leksion për ne. Ishte një kalërim emocionues, të vjen keq që nuk shkuam në gjysmëfinale, por në Europë askush nuk të dhuron asgjë.

Duhet të ishim më të fortë se episodet dhe rastet që humbëm. Kishim mundësi të kalonim turnin, do të ishte bukur. Por, të mos harrojmë që për shumë ishte përvoja e parë. Dikush thotë se ishte ndeshje e mallkuar, por nuk jam dakord. Rastet i patëm. Tani, mendjen te kampionati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *