Rutinë në Kategorinë e Dytë, Elbasani shijon më në fund stadiumin e vet

Kategoria e Dytë shkon me zvarritje drejt mbylljes së sezonit dhe tashmë shumica e ndeshjeve janë stërvitore pa vlerë, ku vrapimet pak e shënohet lumë, për t’u kënaqur të gjithë.

Elbasani mundi sot 4-1 Tepelenën, siç pritej, por e veçanta është se pas rreth një viti Elbasani kthehet te luaje në “Elbasan Arena”, shtëpia e vet në teori, por jo në realitet.

Edhe Orikumi ka bërë detyrën, duke fituar 3-1 ndaj Maliqit, ndaj tashmë vendi i dytë duket i sigurt.

Ndërkaq, në grupin A vijon të marshojë Vora, fituese 8-2 në transfertë ndaj Adës, ndaj tashmë pret festën për ngjitjen në Kategorinë e Parë, me Veleçikun ndjekës që do të luajë në play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *