Rutina e fundjavës: Dhunë në Yrshek, degjeneron Termi-Këlcyra

Sot pasdite u luajt ndeshja mes Termit e Këlcyrës, e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë e Dytë. Deri në minutën e 78-të ndeshja u luajt normalisht, ndërsa rezultati ishte 2-1 për Këlcyrën.

Pas një faulli te dhënë në zonën e Termit nga gjyqtari sarandiot Qerim Ruci, u ndëshkua me karton te kuq numri 5 i Termit Bregu, për ofendim e shtyrje të kundërshtarit.

Në këtë moment, nga bankina vjen portieri Bledar Mala i Termit dhe tenton të godasë kundërshtarët, por nuk u lejua nga forcat e sigurisë.

Edhe portieri rezervë i Kelcyrës, Jurgen Sulko, u shkëput nga bankina e kërcënoi kundërshtarët. Loja u ndërpre 2 minuta, ndërsa më pas u mbyll normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *