Rustem Hoxha për qendrën e mbrojtjes, nisin bisedimet

0

Rustem Hoxha e ka mbyllur me Luftëtarin, ekip për të cilin dha kontributin e tij. Qendërmbrojtësi është lojtar i lirë dhe pritet që së shpejti të vendosë për të ardhmen. Ofertat nuk i kanë munguar, pasi kemi të bëjmë me një futbollist që në Superiore ka spikatur duke luajtur me Kukësin dhe Teutën.

Këta të fundit, që në të shkuarën i kanë besuar edhe shiritin e kapitenit, po mendojnë ta rikthejnë në skuadër. Mësohet se mes palëve bisedimet kanë nisur dhe në vazhdim do të mësohet më shumë në lidhje me konkretizimin e marrëveshjes.

Hoxha është aktivizuar te Teuta për gati tetë sezone dhe normalisht një kthim në shtëpi do ishte një kënaqësi për të, madje për më tepër në një ekip që e mbylli në vendin e tretë dhe sezonin e ardhshëm mund të ketë objektiva edhe më të larta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.