Rusia vë gishtin tek kundërshtarët: S’na duan në Olimpiadë  

0

Anullohet takimi i Putinit me drejtuesit e Federatave. Dorëhiqet shefi i laboratorit antidoping në Moskë, por dhe Lamin Diak nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Tomas Bah mbështet Sebastian Koe për zgjidhjet e situatës në atletikën ruse

 

Takimi në Soçi mes Putinit dhe kryetarëve të Federatave sportive ruse në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” është anulluar për shkak të kohës së keqe. Mbledhja ka pasur si temë diskutimi edhe skandalin e dopingut që ka përfshirë tashmë Rusinë. Sakaq Ministri i Sporteve, Vitali Mutko, ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të laboratorit të antidopingut në Moskë, Grigori Rodshenko. “Mundësia për një përjashtim nga Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” ekziston sepse dikush është i interesuar për të hequr një konkurrent direkt dhe mbi të gjitha të dëmtojë imazhin e Rusisë”, thotë Mutko, që më pas shton: “ne e përjashtojmë një mundësi të tillë”

Propozimi i Rusisë – Dënime të rënda dhe të ashpra nëse vërtetohen akuzat e bëra nga Agjencia Botërore e Antidopingut ndaj Federatës së Atletikës të Rusisë. Këtë ka premtuar Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Aleksandër Zhukov, që ka saktësuar se Moska do të mbështesë Komitetin Olimpik Botëror dhe Agjencinë Botërore të Antidopingut në politikat e luftës kundër dopingut. Ndërkohë Rusia, pas kërkesës së Agjencisë Botërore të Antidopingut ndaj Federatës Botërore të Atletikës për pezullimin dy vjet nga çdo aktivitet, ka propozuar një rrugë tjetër për zgjidhjen e problemit.

CIO mbështet Koe – Shpresa e Tomas Bah, numërit një të Komitetit Olimpik Botëror, është që Rusia të jetë në rregull me normat e antidopingut për t’i lejuar sportistët e saj që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Federata Botërore e Atletikës i ka dhënë një javë kohë Federatës ruse për t’iu përgjigjur akuzave të Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe Bah mbështet punën e bërë nga institucioni më i lartë i “mbretëreshës” së sporteve. “Jemi të bindur – ka shpjeguar Bah – që Koe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të zgjidhur këtë situatë. Besoj se Rusia do të bashkëpunojë dhe do të japi garancitë e nevojshme, apo dhe atë që është e nevojshme për të marrë pjesë në Olimpiadë”

Dorëhiqet Diak – Presidenti i Agjencisë Botërore të Antidopingut, Kraig Redie, mohon të ketë qenë i butë me çështjen e dopingut që ka përfshirë Rusinë. “Ajo që kam thënë në intervistë është dëshmi e konkluzioneve pas analizave të gjata. Kam dërguar një imel ministrit të sporteve në Rusi pasi jam vënë në dijeni se Moska është në prag të një cikloni që po vjen nga Agjencia Botërore e Antidopingut. E kjo ka ndodhur pas takimi me ministrin që kishte pranuar se e dinte për punën e komisionit”. Mbi të gjitha, senegalezi Lamin Diak, ish-presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, tashmë ka dhënë dorëheqjen edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image