Rusia, një makineri gjigante dopingu

0

Agjencia Botërore Anti-Doping vazhdon luftën për zbardhjen e skandalit të dopingut, që ka përfshirë sportin rus.

Avokati Riçard MekLaren ka zhvilluar një hetim të gjerë në lidhje me zbardhjen e këtij skandali, duke nxjerrë përfundime të frikshme.

Ministria ruse e sportit vendosi të zbatonte një plan për manipulimin dhe fshehjen e të dhënave për sportistët me doping, pas paraqitjes së dobët të Rusisë në Lojrat Olimpike Dimërore në Vankuver, në vitin 2010.

Sistemi i ri u përdor prej fundvitit 2011 dhe të gjithë sportistët rusë që rezultonin pozitivë i raportoheshin zëvendësministrit të sportit në Rusi dhe atletët cilësorë pastroheshin nga çdo problem, duke u shpallur negativë.

Më shumë se 1000 atletër rusë, në 30 sporte, ishin përfshirë ose përfitonin nga ky konspiracion institucional.

Metodat për të fshehur rastet me doping ishin të pabesueshme, deri aty sa zyrtarët rusë shtonin kripë dhe kokrra kafeje Nescafe në mostrat e urinës, për t’i manipuluar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image