Rusia nën hetim, në Botëror me doping?

Britanikja Daily Mail ka publikuar një lajm të bujshëm, që do të trondiste botën e futbollit, nëse rezulton real.

Rusia ka luajtur në Botërorin 2014 me lojtarë të dopuar, të 23 lojtarët e pranishëm.

Sipas Daily Mail, lojtarët kanë marrë substanca të ndaluara, por të cilat nuk janë zbuluar nga kontrollet rutinë para e pas ndeshjeve.

Gjithçla lidhet me dopingun “shtetëror”, pasi prej vitesh është zbuluar që sporti rus ka qenë pjesë e një eksperimenti gjigant me doping, që vetëm kohët e fundit është zbuluar.

FIFA ka konfirmuar se po heton, Rusia mohon çdo akuzë dhe pretendon se mediat në Angli hedhin baltë qëllimisht mbi Rusinë prej vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *