Runi një përbindësh, ajo që bën në shtesë mahnit Amerikën

Uejn Runi shkoi në Amerikë për të mbyllur karrierën qetësisht, duke marrë miliona e duke mos u lodhur shumë? Kush e mendonte këtë gjë, me siguri ka ndryshuar mendim që sot, kur ka parë sulmuesin anglez të dhurojë spektakël në kampionatin amerikan.

Në orët e para të mëngjesit me orën tonë u luajt DC United-Orlando Siti, sfidë me shumë rëndësi për DC, sepse ka luajtur vetëm jashtë fushe këtë sezon për shkak të rindërtimit të stadiumit dhe duhet të rikuperojë disa ndeshje, ndaj shanset për të shkuar në play-off janë të mëdha, nëse Runi me shokë paraqiten si në ndeshjet e fundit.

Sfida kundër Orlandos ishte spektakolare, e vendosur nga tre gola shënuar nga Akosta, me Orlandon që barazoi dy herë, edhe duke luajtur me 10 lojtarë.

Megjithatë, qershia mbi tortë ishte rezervuar në shtesë: 6 minuta shtesë, DC United në sulm me të gjithë lojtarët dhe Orlando u nis në kundërsulm, me portën e DC United që ishte pa portier. Në mesfushën e United ishte vetëm Runi, i cili me një sprint fantastik kapi lojtarin e Orlandos dhe ia rrëmbeu topin me një ndërhyrje perfekte, ndërsa më pas në pak sekonda hodhi një kros në zonë dhe aty Akosta shënoi golin që bëri stadiumin të shpërthente.

Amerika ka zbuluar një hero të ri, nuk është vetëm Ibrahimoviç ai që dhuron spektakël…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *