Runi kampion dhe jashtë fushe, ish-kapiteni i Anglisë në ndihmë të fëmijëve

Uejn Runi do të luajë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Anglisë këtë javë, në përballjen me SHBA-në. Ish-kapiteni ka vendosur që në datën 15 të përshëndet për të fundit herë me fanellën e “Tre Luanëve”.

Interes i lartë dhe nga tifozeria që dëshiron që t’i dhurojë një përshëndetje sa më madhështore ish-kapitenit të tyre, që tashmë luan në Amerikë, me skuadrën e DC Junajtid. Sulmuesi ka shfrytëzuar këtë momentin pushimi, që të ndihmojë fëmijët në nevojë, madje ka krijuar dhe një fonacion të posaçëm për të.

Vetë Runi i ka vizituar fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe ka çuari disa dhurata për ta. Edhe federata angleze e ka përkrahur këtë kauz dhe përfitimet e ndeshjes me SHBA_në do të bëhen pjesë e fondacionit të Runit. Një nismë që nxjerr në pah vlerat e Runit edhe jashtë fushe, i cili ven një gjest si një kampion i vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *