“Runej, të paguajmë që të largohesh!”

0

Mançester Junajtid e ka vendosur: Uejn Runej nuk është më i nevojshëm dhe duhet të largohet në verë, për të mos u bërë barrë.

Sulmuesi i kombëtares angleze ka kontratë deri në vitin 2019, por Junajtid është gati ta lërë të lirë të shkojë ku të dëshirojë, falas. Jo vetëm kaq, por “Djajtë e Kuq” janë gati t’i japin edhe dëshpërblim sulmuesit, si kompensim për prishjen e kontratës së majme, me Runejn që merr 12 milionë sterlina në sezon.

Prej ditësh po flitet për një kthim të 31-vjeçarit tek Evertoni, ku është rritur si futbollist, ndërkohë që edhe trajneri i Evertonit Ronald Kuman ka shprehur dëshirën që kapiteni i Anglisë të kthehet në shtëpi.

Brenda pak javësh Runej duhet të vendosë, sepse Junajtid dhe Murinjo ia kanë bërë të qartë: nëse qëndron, do të ketë gjithnjë e më pak hapësirë dhe nuk do të jetë më një pikë referimi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image