Rumenige tregon pasuesin e Alonsos

0

A mund të zëvendësohet lehtë një si Çavi Alonso? Mision tepër i vështirë, sidomos nëse nuk dëshiron të shpenzosh shifra të çmendura.

Megjithatë, Bajerni i Mynihut ka në mesfushë emra si Tiago, Xhoshua Kimish, Havi Martinez, Renato Sançes, Tomas Myler e Arturo Vidal, të gjithë të aftë të luajnë në mesin e fushës, ndaj te Bajerni nuk kanë ndonjë ngut për të ndërhyrë në merkato.

Kjo ka bërë që presidenti Karl-Hainc Rumenige t’i ketë idetë të qarta se cili do ta pasojë 35-vjeçarin spanjoll.

“Plani ynë është që Renato Sançes të ndjekë gjurmët e Alonsos, për këtë arsye e blemë verën e shkuar. Ai i ka cilësitë për t’ia dalë mbanë, vetëm se i duhet të bëjë pak durim”.

Bajerni e bleu Sançesin për 35 milionë euro nga Benfika verën e shkuar dhe nëse arrihen të gjitha klauzolat e vendosura, çmimi i 19-vjeçarit kampion Europe do të shkojë rreth 80 milionë euro, ndaj klubi bavarez e konsideron një investim tepër të rëndësishëm, që duhet lejuar të rritet, edhe pse këtë sezon Sançes bnuk ka luajtur rregullisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.