Rumenige sulmon klubet e Premier Ligës

0

Kur je një klub tërësisht i pavarur, mund të jesh objektiv në gjykime dhe flet lirshëm për çështje nga më të ndryshmet për futbollin. Këtë fat e ka Bajerni dhe drejtuesit e vet. Kështu, Karl-Hainc Rumenige i ka dhënë një shuplakë filozofisë angleze të merkatos duke bërë një deklaratë mjaft të fortë. Shefi ekzekutiv i klubit bavarez ka sulmuar ashpër klubet e kampionatit anglez në lidhje me blerjet e vazhdueshme të lojtarëve nën moshë. Kjo është bërë pothuajse një modë në ishull, teksa pak ditë më parë u zyrtarizua përfshirja në skuadrën U19 të një 13-vjeçari në Skoci.

Kjo nuk kuptohet lehtë nga Rumenige dhe fjalitë e tij pritet të ndezin akoma më shumë debatin ndërkombëtar: “Ne nuk kemi ndërmend të marrim fëmijë 10 vjeç siç bëjnë klubet angleze. Kjo nuk është merkato, kjo është një metodë që mund të klasifikohet si pengmarrje. Më duket e pafalshme! Të gjithë e dinë se ne te Bajerni transferojmë kryesisht lojtarë nga rajoni ynë. Këtë kemi si filozofi për sa u përket talenteve”, ka thënë shefi bavarez.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image