Rumenige konfirmon Ançelotin, por Hënes është i tërbuar me italianin

0

Eliminim nga Liga e Kampioneve, dështim edhe në Kupën e Gjermanisë, por Karlo Ançeloti nuk do të preket. Bajerni ka ndërmend të vazhdojë projektin e nisur me trajnerin italian, koncept që e ka përsëritur Karl-Hainc Rumenige.

“Karlo është një trajner shumë i mirë dhe me eksperiencë, kontrata e tij zgjat deri në vitin 2019 dhe nuk ka pse diskutojmë për këtë çështje. – deklaron shefi i klubit bavarez, duke folur për Bild. – Nuk duhet të harrojmë se deri para dy javësh ishim për notën 10+, por më pas ndodhën gjëra të paparashikuara, dëmtimet, arbitrat, vendimet, ndonjëherë edhe fati nuk të do. Përforcime? Do të blejmë, por nuk do të bëjmë çmenduri, nuk do të lejojmë të biem pre e presionit për të blerë yje. Kështu kemi vepruar në 5 apo 10 vitet e fundit dhe gjithmonë jemi shpërblyer”.

Megjithatë, jo gjithçka është e qetë te Bajerni, sepse presidenti Uli Hënes është shumë i zemëruar me Ançelotin. Sipas Bold, Hënes është shprehur shumë i pakënaqur me formën fizike të Bajernit, aq sa ka shkuar deri aty sa e ka quajtur skuadrën aktuale si më të dobëtën fizikisht në gjithë historinë e Bajernit.

Bild raporton se disa lojtarë këtë sezon janë stërvitur veçmas, pa dijeninë e trajnerit, por Ançeloti ua ka ndalur kur e ka marrë vesh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here