Rumenige i befasur: Nuk e kuptoj Levën, isha i pari që e mbrojta

Robert Levandovski theu heshtjen para disa ditësh, ku deklaroi se nuk kishte ndjerë mbështetjen e klubit gjatë periudhës mars-prill, kur kritikat në drejtim të sulmuesit kapën kulmin. Ai u shpreh se ishte ndjerë vetëm dhe askush nuk i qëndroi pranë, madje as drejtuesit.

Diçka e tillë ka sjellë reagimin e Karl Hainz Rumeniges. Shefi ekzekutiv i Bajernit ndihet paska i habitur me deklaratat e 29-vjeçarit polak, me të cilin ka patur gjithmonë një raport shumë të mirë. Rumenige ka replikuar në një prononcim për “Eurosport”, duke pretenduar të kundërtën.

“Jam paksa i befasuar nga kjo deklaratë. Kam folur gjatë asaj periudhë, që përkoi me eliminimin tonë nga Champions dhe kam deklaruar që kritikat ishin diçka qesharake për një sulmues që shënon çdo sezon nga 30 gola. Akuzat e Levës janë të pakuptueshme, sepse unë ndodhem çdo ditë në zyrën time dhe dera është e hapur për të gjithë. Mjafton të trokasësh dhe futesh brenda” përfundon një nga drejtuesit më të lartë të Bajernit të Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *