Rumenige “hap krahun”, Bajerni e ka gati pasuesin

Oliver Kan është një ndër ikonat më të mëdha të futbollit gjerman. Ish-portieri ka qenë pjesë e Bajernit të Mynihut nga viti 1994 deri në vitin 2008, kohë dhe kur u tërhoq nga futbolli i luajtur dhe tani së fundmi, po përflitet për të qenë CEO i radhës i klubit bavarez.

Karl Hajnc Rumenige do ta lërë postin e tij në vitin 2021 dhe kandidati kryesor për ta zëvendësuar është pikërisht Oliver Kan. Bekimin për emërimin e Kan pas dy vitesh e ka dhënë dhe vetë Rumenige.

“Oli” ka qenë një nga legjendat e futbollit gjerman dhe jo vetëm, me një karrierë të pasur, me shumë trofe, si individualë, po ashtu edhe me skuadrat ku është aktivizuar. Kan është shpallur 7 herë portieri i vitit në Gjermani, si dhe 4 herë portieri i vitit në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *