Rumenige: Champions-i na vështirësohet vit pas viti, tifozët harrojnë diçka

0

Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hainc Rumeninge, është ndalur të flasë për medien gjermane “Sport1” në lidhje mbi objektivat e klubit që ai drejton. Teksa Bundesliga është kthyer në një normalitet, tifozët e bavarezëve po e ndjejnë gjithmonë e më shumë mungesën e suksesit në Champions.

Numri 1 i klubit foli hapur mbi vështirësitë që ka një kompeticion si Champions League, por pranon se trajneri Niko Kovaç ka për detyrë të mos e përsërisë atë që ndodhi vitin e kaluar ku Bajerni u eliminua në raundin e 1/16-ve nga Liverpuli.

“Ky klub synon Champions-in, por në 119 vite histori kemi fituar vetëm një herë tripletën e trofeve. Ky fakt shpesh harrohet. Gjithsesi ishte një eksperiencë e paharrueshme ai suksesi i viti 2013. Kam idenë se viti pas viti po bëhet akoma më e vështirë. Gjithsesi, Champions-i do mbetet gjithmonë një objektiv që do vendosë për sezonin tonë”.

“Gjatë viteve të fundit kemi shkuar në finale 3 herë, ku njëherë e fituam trofeun e Champions-it, ndërsa thuajse çdo vit jemi në gjysmëfinale. Kovaç e ka për detyrë ta vazhdojë këtë ecuri në Bajernit me këtë skuadër që ka pësuar jo pak ndryshime”.

“Mendoj që trajner duhet të përshtatet me filozofinë e klubit ku punon dhe jo e kundërta. Çdo trajner ka preferencat e tij, por mbi të gjitha duhet të ketë një sistem të Bajernit dhe një sistem të Barcelonës. Sistemi që ne kemi përdorur për vite me radhë na ka garantuar në momente të caktuara futboll spektakolar”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.