Ruiz paralajmëron Joshuan: Do dobësohem 10 kile për duelin e radhës

Andy Ruiz shokoi të gjithë botën mbrëmjen e 1 qershorit teksa mposhti kampionin e botës Anthony Joshua me nokaut në raundin e shtatë. Boksieri nga Kalifornia zëvendësoi për të pezulluarin Jarell Miller me vetëm 1 muaj kohë përgatitje.

Fiziku i Ruiz mori vëmendjen e shumë vetëve dhe me të drejtë. Ruiz 188 centimetra i gjatë kishte një peshë prej 120 kilesh. Kilet e tepërta janë pranuar si një problem nga vetë boksieri në një intervistë për “USA Today”. Të dy boksierët do të ndeshen sërish në fund të këtij viti.

Dua të jem pak më i dobët në ndeshjen tjetër me Joshuan. Dua t’i befasoj sërish të gjithë botën. Mendoj se do jem akoma dhe më i fortë dhe i shpejtë nëse heq disa kile dhjam dhe shtoj pak muskul. Po punoj për këtë gjë tani. Natyrisht më duhet të tregohem më i kujdesshëm me ushqimet”.

Njerëzit duhet të kuptojnë se kam arritur këtu me këtë fizik të shëndoshë. Imagjinoni çfarë mund të kisha arritur nëse do të isha në një gjendje më të mirë. Dua të jem te përafërsisht 110 kile për duelin e radhës. Tani kam një skuadër më të mirë rreth meje. Secili po me ndihmon dhe jam i fokusuar te dueli i radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *