Rudi Vata kritikë për tifozët shqiptarë: Kanë frikë se lodhen, ata nga Kosova ishin të vërtetët

Shqipëria do të luajë përballë Andorrës në ditën e sotme. Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, përpara se kuqezinjtë të vijnë në “Arenën Kombëtare”.

Ndërkohë për shkak se e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te Franca, nuk ka shumë të pranishëm në këtë përballje. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Rudi Vata, duke bërë edhe ironi në “Ëndërr kuq e zi”:

“Kishin frikë se mos lodheshin tifozët, janë shumë të llastuar dhe dembelë. Kombëtarja do tifozë që nuk luhaten. Këto pikë vlejnë më shumë se ndaj Francës. Tifozët e Kosovës u larguan nga stadiumi dhe ata janë të vërtetët në stadiume. Ndoshta kanë ndikuar edhe shumë arsye për këtë mungesë”, ka thënë Vata. /Sport Ekspres/