“Ruani qetësinë”, Tirana del me deklaratë për tifozët

Tirana është gjobitur me 3 milionë lekë të vjetra nga Komisioni i Disiplinës dhe kjo normalisht që rëndon mbi klubin bardheblu, që edhe borxhet nuk i ka të pakta. Në takimin me Luftëtarin pati shumë shishe të hedhura në fushë, ndërkohë që në një moment u godit edhe arbitri anësor.

Disiplina është treguar ndoshta edhe “bujare”, duke mos u mbyllur stadiumin. Klubi bardheblu tashmë ka dalë me një deklaratë dhe u kërkon tifozëve që të jenë më të përmbajtur herë të tjera, pasi kështu vetëm e dëmtojnë klubi.

“Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë për sjelljet e pahijshme të disa tifozëve në ndeshjen e fundit Tirana – Luftëtari, takim i zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi”. Sendet dhe shishet e ujit të hedhura në fushe janë kundër çdo vlere të komunitetit bardheblu.

Klubi bën apel për të ruajtur qetësinë, sportivitetin dhe vlerat qytetare në stadium. Gjobat, mbyllja e dyerve të tribunave apo dhe dëmtimi i stadiumit, penalizojnë klubin dhe cilindo prej tifozëve që pret të jetë çdo fundjave pranë skuadrës. Këto sjellje të përsëritura duhet të mos rikthehen më në stadium, aty ku skuadra meriton të përkrahet dhe duartrokitet”, shkruan klubi bardheblu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *