Rrugëtimi i çuditshëm i Dani Olmos, talenti spanjoll që po shkëlqen në Kroaci

0

Çdo vit me dhjetëra futbollistë ballkanas largohen drejt kampionateve elitare të Europës për një të ardhme më të mirë. Por, për talentin spanjoll Dani Olmo, ka ndodhur krejt e kundërta.  Në moshën 16-vjeçare ai pranoi ofertën e Dinamos së Zagrebit dhe firmosi kontratën e tij të parë profesioniste.

Asokohe ishte një ndër talentet më premtues të akademisë së Barcelonës dhe nuk ishin të pakët personat që e cilësuan si një çmenduri vendimin e sulmuesit anësor. Katër vite më vonë, situata për futbollistin tashmë 20-vjeç, nuk mund të kishte shkuar më mirë.

via GIPHY / Driblimi fantastik i Olmos kundër 6 lojtarëve të Rijekës

Për Olmon janë të interesuara shumë klube nëpër Europë, dhe sipas medieve kroati, shitja e talentit spanjoll mund të vendosë një rekord të ri për futbollin kroat, duke kaluar shumën që Juventusi pagoi për Marko Pjacën dy vite më parë. Një ndër klubet e interesuara për të është pikërisht, Barcelona, klubi me të cilin u nda katër vite më parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.