“Rruga e vdekjes”, kur në Bolivi bëje kryqin përpara transfertës!

Koroiko është një fshat i vogël rreth 70 km nga La Paz, kryeqyteti bolivian, por historia e tij njihet jo për arritjet, por për listën e zezë të tragjedive që kanë ndjekur njëra-tjetrën. Dhe, shpesh ekipet e mëdha, kur ndesheshin në kupë, hiqnin dorë dhe dërgonin të rinjtë

Anton Cicani

Të luash në akull, ngricë, borë, batak, me minus gradë celsius apo me diellin që të ndez fytyrën dhe të than grykën… Të luash në baltë, aty ku topi bëhet i rëndë aq sa edhe një gjyle bulingu…

Edhe pse në ditët e sotme, në ligat kryesore të Europës, futbolli është modernizuar dhe stadiumet janë kthyer në një garë apo konkurrim bukurie (qindra miliona euro investime), në shumicën e vendeve të rruzullit, mjafton një top, disa fanella, bazë materiale dhe 22 futbollistë për të zbritur në fushë. Terreni është krejt normal dhe shpesh të kujton ato lulishtet e harruara apo fushat e zeza përpara shkollave ku sfidoheshim fëmijë…

Një futboll të cilin Jurgen Klop “e dashuron”, ashtu si e ka thënë dhe stërthënë disa herë, edhe pse sot ai është përshtatur në këtë sport që arkëton dhe xhiron qindra miliarda dhe ku çmimet në merkato kanë prekur shifra të frikshme.

Por, le të kthehemi te futbolli “i vërtetë”, aty ku lojtarët duhet të mësohen me të gjitha dhe mes tyre ka ndeshje që shumë pak kanë dëshirë që të luajnë, transferta që prezantojnë mijëra vështirësi klimaterike apo mjedisore. Një nga shembujt më të famshëm përfaqësohet nga kombëtarja e Bolivisë, që luan ndeshjet e saj në La Paz, 3600 metra mbi nivelin e detit. Një lartësi e tillë dhe me një ajër të ftohtë shkakton shumë probleme në frymëmarrjen e kundërshtarëve, që nuk janë mësuar dhe shpesh kemi parë që edhe ekipet më të mëdha si Argjentina dhe Brazili janë gjunjëzuar.

Madje, në vitin 2009, Bolivi-Argjentinë përfundoi 6-1. Të gjithë e kanë fobi të shkojnë të luajnë në La Paz, por po brenda territorit bolivian, të gjithë kanë fobi dhe terrorizohen nga idea për të luajtur në një transfertë që quhet “më e rrezikshmja në botë” dhe kjo ndodhte kur duhet të shkoje të luaje me skuadrën lokale të Koriokos, në kategorinë diletante: për të arritur stadiumin ose fushën e tyre, në fakt, duhet të kaloje nga “Camino de los Yungas ose Camino de la Muerte”, ndryshe “Rruga e Jungasit ose Rruga e Vdekjes”.

Kryqet dhe lulet jane te shumta ne Rrugen e Vdekjes

Një shteg i rrezikshëm i gjatë thuajse 70 km që nga La Paz të çonte deri në 4 500 metra lartësi për të zbritur më pas në 1500 metra në Koroiko. Një rrugë e ngushtë, e zbuluar dhe thuajse gjithmonë në mëngjes ose pasdite me një mjegull që të shqetëson shikimin.

Rruga e Jungasit për vite ka konsoliduar emërimin e saj si “rruga e vdekjes”, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 200 apo 300 personave, edhe pse pas vitit 2006 autoritetet lokale ndërtuan një shteg të ri që do të mund të shmangte vdekjet dhe aksidentet në masë.

Fshati i vogel i Koriokos, Bolivi

Koroiko, në historinë e saj, kurrë nuk ka arritur që të arrijë nivelet e mëdha të futbollit mediokër në Bolivi, por në rastet kur është dashur të sfidojë ekipe në zë për ndeshje kupash, këto të fundit kanë preferuar të dërgojnë të rinjtë… Motivi? “Ne nuk shkojmë në atë transfertë, e duam shumë jetën tonë!”.

Fusha e Koriokos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *