Rruga drejt finales, Gatuzo me revolucion në formacion

0

Milani dhe Lacio do të zhvillojnë aktin e dytë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë dhe mbrëmjen e sotme do të shpallet edhe finalisti i parë. Ndeshja e parë mes dy ekipeve përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në kuadër të takimit, nga mediat pranë klubit të Milanit raportohet se Gatuzo do të bëjë një revolucion total mbrëmjen e sotme, duke nisur që nga moduli i lojës. Kuqezinjtë mund të luajnë me skemën 3-4-3, ku së bashku me Romanjolin e Musakion, në qendrën e mbrojtjes do të luajë edhe Matia Kaldara.

Në mesfushë, nga krahët Kalabria e Laksalt fitojnë balotazhin me dyshen Konti-Rodrigez, ndërsa në qendër të mesit të fushës Bakajoko-Kesi ulin në stol Biljan dhe Calhanoglun. Në sulm krahët i janë besuar tërësisht spanjollëve Suso-Kastijeho, ndërsa në majën e sulmit luan i vetëm Kristof Piatek.

Milan (3-4-3): Reina; Romanjoli, Musakio, Kaldara; Kalabria, Bakajoko, Kesi, Laksalt; Suso, Piatek, Kastijeho

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.