Rrufe në qiell të hapur për Juven, njoftohet largimi i një prej lojtarëve më të rëndësishëm!

Paolo Dibala ka përjetuar një ndër sezonet më të dështuara këtë vit, me argjentinasin që ka qenë shumë pak protagonist me fanellën e Juventusit, për të mos thënë aspak.

Zërat për largimin e tij kanë qenë të shumtë, ndërsa së fundmi vëllai i Paolos, Gustavo ka plasur bombën. Duke folur për një media në Argjentinë, i vëllai i sulmesit të bardhezinjve, ka deklaruar se Dibala do të largohet sipas gjasave dhe se nuk është i vetmi që nuk ndihet rehat te Juve.

“Po, ka mundësi që Dibala të largohet nga Juventusi. Absolutsht. Ai ka nevojë për ndryshim. Nuk mund të them se ku do të shkojë, por gjasat janë të mëdha që Paolo të largohet. Sigurisht që ai nuk është i lumtur.

Paolo nuk është i vetmi, ka shumë lojtarë që nuk janë rehat te Juventusi. Gjithashtu nuk është i vetmi që do të largohet nga bardhezinjtë këtë verë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *