“Rrogën po na e jep, tani futi edhe një premio”! Tefik Osmani ka një kërkesë të veçantë për situatën në Shqipëri

Në Shqipëri vazhdon të jetë si diskutim kryesor situata në vend pas përhapjes së Koronavirusit. Ndërkohë shteti ynë ka marrë të gjitha masat, për ta parandaluar këtë pandemi që të prekë në masë të madhe edhe Shqipërinë, madje duke bllokuar edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Ndërkohë qeveria është duke menduar planin për buxhetin ekonomik, për familjet që presin rrogën në fundin e muajit, për të mos iu vështirësuar edhe më tepër gjendja aktuale. Tefik Osmani e ka kaluar me batutë vendimin e fundit të kryeministrit Rama, duke kërkuar edhe premio prej tij si në ekip, jo vetëm për t’u kënaqur me rrogën. “Kryeministri më i mirë në botë”, e mbyll mbrojtësi i Tiranës duke qeshur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *