Rroga faraonësh në Premier, ja 10 lojtarët më të paguar

Ditën e mërkurë u mbyll një nga merkatot e janarit më aktive në Premier Ligë. Klubet shpenzuan shifra të çmendura për të blerë lojtarë, por dhe rrogat e tyre janë një rekord

Premier Liga prej kohësh tashmë është kampionati më i pasur, por limitet e shpenzimeve në ishull kanë kaluar çdo kufi. Përveç blerjeve të lojtarëve, që kapin shifra të çmendura, edhe rrogat e tyre janë me të vërtetë të larta.

Rinovimi i Mesut Ozilit gjatë ditës së djeshme e pa atë të bëhet lojtari i dytë më i paguar në Premier, duke përfituar një rrogë javore prej 300 mijë paundësh. Para tij qëndron ylli i Mançester Junajtidit, Sançez, i cili kryeson renditjen e lojtarëve më të paguar, duke përfituar një rrogë javore prej 350 mijë paundësh.

Por kush e plotëson listën e 10 lojtarëve më të paguar në Premier Ligë? Në vend të tretë, pas Sançez e Ozil, qëndron Pol Pogba i Mançester Junajtid. Francezi përfiton plot 290 mijë paundë në javë. Në vendin e katërt është ylli i Sitit, De Brujne, i cili përfiton 280 mijë paundë. Në pesë lojtarët më të paguar në Angli futet edhe belgu tjetër, Romelu Lukaku. Sulmuesi i Junajtidit përfiton 250 mijë paundë në javë. Listën e dhjetë lojtarëve më të paguar në Premier Ligë e plotësojnë Aguero, Jaja Ture, Ibrahimoviç, De Gea dhe së fundmi ylli i Çelsit Eden Hazard. Transferimi më i fundit i Arsenalit, Obamejang, nuk futet në këtë listë dhe ky fakt ishte me të vërtetë surprizë për shumë njerëz. Ja lista e plotë e dhjetë lojtarëve më të paguar në Premier Ligë:

TOP 10

1- Aleksis Sançez, Man. Junajtid £350,000

2- Mesut Ozil, Arsenal £300,000 

3- Pol Pogba, Man. Junajtid £290,000 

4- Kevin De Brujne, Man. Siti £280,000 

5- Romelu Lukaku, Man. Junajtid £250,000 

6- Serxhio Aguero, Man. Siti £220,000 

7- Jaja Ture, Man. Siti £220,000 

8- Zlatan Ibrahimoviç, Man. Junajtid £220,000 

9- David de Gea, Man. Junajtid £200,000 

10- Eden Hazard, Çelsi £200,000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *