Rroca: Një ndeshje delikate, te Kukësi nuk ka vend për presion

Mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca i dha fitoren skuadrës së tij me një gol nga goditja e dënimit, që u ndihmua dhe nga kushtet atmosferike. Për “Supersport”, Rroca pranoi se fati ndikoi shumë në këtë sfidë, si dhe preku disa tema të tjera rreth tij dhe klubit verilindor.

NDESHJA – “Atëherë e vërteta është që ishte një sfidë delikate dhe shumë e vështirë. Kjo u pa dhe në fushën e lojës, si nga kushtet atmosferike, si nga terreni. E menaxhuam mirë situatën dhe morëm tri pikë me shumë vlera”.

AMBIENTIMI – “Përshtatja do pak kohë, si unë si Shkurtaj ashtu dhe lojtarët e tjerë po mundohen të ambientohen sa më shpejt. Në stërvitje jemi përballur me shumë skema, por nuk jemi ende në 100% tonë. Shpresoj të bëjmë më mirë në ndeshjet e tjera”.

LUFTËTARI – “Është e vërtetë që të Luftëtari ishim një grup i mirë dhe merreshim vesh, pasi kishim një kohë shumë të gjatë bashkë. Nga Luftëtari më mungojnë të gjithë pa përjashtim, por tani jam te Kukësi dhe mendoj vetëm për Kukësin”.

GOLI – “Është e vërtetë, era më ndihmoi te goli. Në atë pozicion, tentohet krosimi në drejtim të kuadratit. Shyqyr zotit që shkoi në rrjetë. Mund të ndëshkoheshim dhe ne nga era, pasi goditja e këndit  u ndalua në traversë. Era ishte shumë e fortë dhe ishte e vështirë për ne, pasi nuk luanim dot as poshtë, as lart. As flamurtari nuk doli në lojën më të mirë”.

PRESIONI – “Ne jemi një grup shumë i kompletuar. Unë dhe Shkurtaj nuk duhet ta marrim si presion, por si një detyrë që duhet kryer. Klubi ka bërë investime dhe ka objektivat e veta. Ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshje dhe të dalim kampion. Nuk ka vend për presion, vetëm për të bërë punën tonë”.

POZICIONI – “Sigurisht që unë rolin natyral e kam pas sulmuesit. Me 4-2-3-1 ndihem më mirë, por ndihem mirë edhe para mbrojtjes. Trajneri më ka thënë që kam bërë mirë dhe gjithë kohës ka momente për tu përmirësuar”,- përfundoi Rroca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *