Rroca: Musolli nuk është larguar, do të luaj aty ku jam i rëndësishëm

Mesfushori i ri i Kukësit, Eduart Rroca është i bindur se do të luajë si titullar  te skuadra verilindore, pavarësisht se në radhët e Cungut ka shumë konkurrencë. Për “RTSH Sport”, Rroca preku disa tema, rivalitetin me Musollin, rolin që luan në fushë dhe objektivin kryesor të Kukësit: Titulli Kampion!

“Kemi bërë shumë mirë dhe kemi shmangur dëmtimet, përveç Malokut që ishte i pafat. Kemi bërë stërvitje të mira dhe kemi bërë ndeshje miqësore shumë cilësore. Besoj se jemi gati për startin e kampionatit.

Kam ardhur te Kukësi për titullin kampion dhe më gëzon fakti që këtu kanë besim te mua. Jam këtu për të dhënë maksimumin dhe të arrijmë te objektivat.

Sezoni do të jetë shumë i vështirë, pasi objektivat për skuadrat janë ndarë dhe të gjitha duan pikët e tyre. Do të jetë shumë vështirë që të arrijmë te titulli, por besoj se do t’ia dalim.

Musolli nuk është larguar, është ende pjesë e Kukësit. Gjithsesi, unë luaj si sulmues i dytë, por dhe nëse trajneri më aktivizon para mbrojtjes, nuk do e kem problem. Mjafton të luaj dhe të jem i rëndësishëm”,- u shpreh Rroca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *