Rroca: Kundër Flamurtarit ndeshje perfekte, titulli nuk është mbyllur

0

Tirana-Kukësi është një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave. Të dyja skuadrat duan pikët maksimale dhe arsyet janë disa. Mesfushori Eduart Rroca është ai që ka folur për RTSh Sport dhe thekson se është domosdoshmëri për verilindorët të triumfojnë të shtunën.

Fillimisht ai foli për sfidën e humbur me vlonjatët: “Nuk besoj se nuk pamë një Kukës të mirë kundër Flamurtarit, përkundrazi, ishte një nga ndeshjet më të mira që ka bërë Kukësi. Krijuam shumë raste dhe ishim dominues, por ishim pafat. Shpresoj të jemi me fat kundër Tiranës”.

Ata janë një rival shumë i fortë dhe që kanë nevojë për pikë. Ne na duhet për vendin dytë, atyre për pozicionin që kanë. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe shpresoj që tre pikët t’i marrim ne.

Titulli? Ne i kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe objektivat që ka klubi. Përderisa matematika e lejon, do të luftojmë deri në fund”, tha Rroca.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.