Rroca afrimi i parë, kush do të largohet nga Kukësi?

Kukësi ka nisur merkaton. Të enjten, në një nga baret e kryeqytetit, drejtorët Nderim Nexhipi dhe Ramadan Ndreu janë parë nën shoqërinë e Elton Marinit, ndërmjetësit që te verilindorët ka transferuar mesfushorin Oumar Toure.

Vetëm katër ndeshje në stol për qendrën e mesfushës dhe largimi i tij është vetëm një shkresë larg. Por me Marinin drejtuesit kanë pasur mjaftueshëm për të folur. Eduart Rroca është një nga lojtarët që ai përfaqëson dhe sipas asaj që raporton “Supersport”, është arritur marrëveshja për kalimin e numrit “10” te Kukësi.

Ai takim i së enjtes, sa duket është pasur edhe nga të tjerë. Trajneri Armando Cungu e priste një mesfushor që të luajë topin dhe të ndërtojë manovrat sulmuese. Javën e fundit i ka munguar shumë Shafik Tigruxha, i cili nuk është se ka bërë diferencën.

Ndërkohë që veç Toure mund të ketë edhe largime të tjera. Me ardhjen e Rrocës shtohet një mesfushor shqiptar. Aktualisht Rexhinaldo dhe Uillian janë të huajt e paprekshëm, ndaj duhet parë mirë se si do të operohet në merkato.

Ndoshta Dzaria, apo edhe Tigruxha, mund ta mbyllin bashkëpunimin që tani. Gjithsesi te Kukësi nuk mund të largojnë lojtarë pa gjetur më parë zëvendësuesit, pasi sikurse dihet Musolli do duhet kohë deri kur të rikthehet i gatshëm për stafin teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *