Rrjetet sociale/ Uzuni i shpëtoi fytyrën Lokomotivës dhe e nxori nga ujë, Gorica po tallej me ekipin e shqiptarëve

Një “luftë” mes ironisë dhe talljes ishte në rrjetet sociale, në ndeshjen e fundit që Lokomotiva e Zagrebit arriti të fitonte në shifrat 1-3 ndaj Goricas. E gjitha kjo për meritë të Myrto Uzunit, që shënoi dopietë, duke e dërguar ekipin në vendin e tretë dhe vetëm një vend larg Rijekës.

Por vërtet interesanta ishte edhe përballja mes skuadrave në internet, jo vetëm në fushën e lojës. Gorica e gjeti e para golin e avantazhit të përkohshëm, teksa Stenvorden e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 53.

Një ide tërësisht origjinale, por me një festë të nxituar, erdhi nga profili i Goricas në “Tëitter”. Ata postuan një lokomotivë që po ecte dhe bie papritur në ujë. Por nuk do e mendonin se këtë Lokomotivë do e nxirrte pikërisht Uzuni nga ujë, pasi me dy golat e tij pas barazimit që erdhi nga Atiemëen, i dërgoi shifrat në 1-3. Me shenjën që tregonte heshtjen, Lokomotiva e Zagrebit do të reagonte menjëherë ndaj Goricas për t’i treguar se kishte festuar para kohe: “Mos u ekzalto në fitore dhe mos u përul në humbje”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *