Rritja e Marash Kumbullës, momenti për hapin e madh!

0

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka nisur ngritjen në karrierën e tij. 18-vjeçari ka kaluar të gjitha fazat në klubin e Veronës, nga akademia te skuadra e parë. Lojtari i Shqipërisë U-19 është një element mjaft i mirë për të ardhmen.

Kumbulla foli për sajtin zyrtar të klubit pas ndeshjes miqësore ku luajti me fanellën e Veronës kundër ekipit të Heidenheimit. Takimi u mbyll me rezultatin 0-0, por skuadra italiane fitoi 4-2 me penallti. I riu shqiptar e nisi nga formacioni takimin kundër gjermanëve.

“Për mua është një emocion i madh që kam përshkruar të gjithë rrugën nga moshat te ekipi i parë i Veronës. Dua të falenderoj trajnerin dhe stafin për besimin që ma kanë dhënë mua. Do të mundohem gjithmonë të përmirësohem në stërvitje dhe të bëj maksimumin për të rritur nivelin tim sa më shumë.

“Në skuadër janë shumë lojtarë prej të cilëve mund të mësoj. Ata mund të më ndihmojnë shumë me këshillat e tyre. I pranoj të gjitha këshillat. Të rinjtë? Kam marrëdhënie të mira me trajnerin dhe shokët atje. I uroj shumë fat për sezonin e ri”, – shprehet Kumbulla.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.