Rrezikon burgun dhe dënimin nga Reali! Çfarë i tha mendja Luka Joviç? Gjithçka për datëlindjen e të dashurën

Luka Joviç është futur në një telash serioz nga i cili do e ketë shumë të vështirë që të dalë. Jemi në kushte anormale dhe tashmë nuk mund të bëhen lojëra dhe askush nuk tolerohet. Sulmuesi serb i Realit të Madridit ka bërë një marrëzi të madhe, vetëm për hir të datëlindjes të së dashurës.

Një organizim qefi që duhej të priste në këto kohë, por jo për Joviç. Lojtari ishte i urdhëruar që të qendronte në karantinë dhe i izoluar në shtëpi, ashtu si edhe e gjithë pjesa tjetër e Realit të Madridit, që kaluan në panik pasi doli një rast pozitiv në ekipin e tyre të basketbollit dhe pasi ndajnë disa ambiente të përbashkëta.

Joviç ka shkuar menjëherë në Beograd për datëlindjen e së dashurës duke thyer të gjitha rregullat. Menjëherë ka ardhur denoncimi nga policia në Serbi, që lojtari nuk iu nënshtrua izolimit dhe njëkohësisht përveç masës me burg që rrezikon, një dënim i madh mund të vijë edhe nga Reali i Madridit. /Sport Ekspres/