Rreshtimet, arbitrat dhe biletat: gjithçka për Partizani-Teuta

0

Partizani e Teuta janë gati. Sot prej orës 17:00 përballen në “Selman Stërmasi” dhe stadiumi pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh.  Të kuqtë janë të motivuar në maksimumin për të triumfuar, pasi do ta çonin në 9 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë. Nga ana tjetër edhe durrsakët synojnë të mbeten të paktën të tretët, ndaj synohen pikë.

Rubin Hebaj është mungesa e rëndësishme e Partizani, ndërkohë që formacioni është peng i Ardit Hilës. Mesfushori që para derbit nisi përgatitjet me grupin dhe trajneri Gega është i dyzuar për t’i besuar një vend titullari apo jo. Lum Rexhepi varet prej elbasanasit. Njëri prej tyre e nis nga fillimi. Trajner Shkëmbi në krahun tjetër nuk heq dorë nga moduli 4-3-3, por ka disa dilema që i erdhën pas ndeshjes së fundit në Kupë me Kukësin.

Gjykimi është një hallkë e rëndësishme dhe në këtë ndeshje shpresohet që të mos ndikojë në rezultat. Juxhin Xhaja është i përzgjedhur si kryesor, kurse anësorë janë Denis Rexha e Gernat Qirici. Ka edhe arbitra linje: Ardian Beqiri dhe Kreshnik Cjapi.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25

E diel, më 17 mars 2019, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani-Teuta

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Gashi, Sidibe, Kallaku, Latif, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtar: Juxhin Xhaja, Denis Rexha,  Gernat Qirici, Denis Agaraj; Gjyqtarë linje: Ardian Beqiri; Kreshnik Cjapi
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Arianit Lulaj

INFORMACION PËR BILETAT – Shitja e biletave do të bëhet te biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku edhe do të zhvillohet takimi prej orës 17:00. Ndërkohë vihet re që çmimi ka ndryshuar, një strategji e përdorur edhe më parë nga Partizani kur ka shlyer dënimin e Disiplinës me gjobë. Kështu, një biletë në ballore dhe në tribunat e tjera do të kushtojë 300 lekë, ndërsa në tribunën kryesore 1000 lekë.

Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 – 1000 Lekë (të reja)
Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 300 Lekë (të reja)
Tifozeria kuqe – Tribunat: A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2
Tifozeria mike – Tribunat: H1, H2

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.