Rrëshqasin Raptors e Lakers, shpërthen Russell Westbrook

Mbrëmje “jo” për Toronto Raptors, që u mund nga Orlando Magic 116-87. Kawhi Leonard me 21 pikët e tij ishte i pafuqishëm për të përballuar skuadrën vendase, që kishte një Nikola Vu?evi? në formë të shkëlqyer. Plot 30 pikë të shënuar, ndërkohë që regjistroi edhe 8 asiste e 20 topa të rikuperuar.

Kyle Kuzma (24 pikë) e ka të pamundur të udhëheqë Lakers pa LeBron James. këtë herë janë mundur nga Los Angeles Clippers me shifrat 107-118. Për miqtë spikati Lou Williams me 36 pikë të shënuara. Fitore e rëndësishme për Denver Nuggets, që kaloi me sukses San Antonio Spurs me rezultatin 102-99. Jamal Murray ishte shënuesi më i mirë, me 31 pikë të realizuara.

Indiana Pacers likuidoi Detroit Pistons 125-88, në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi në fund. Fitore edhe për Oklahoma City Thunder, që mposhti 102-118 Phoenix Suns. Russell Westbrook ishte njeriu i ndeshjes, teksa shënoi 40 pikë, rikuperoi 12 topa dhe asistoi tetë herë për shokët e skuadrës.

New Orleans Pelicans ka vuajtur ndaj Dallas Mavericks, por në fund ka fituar 114-112. Anthony Davis padyshim ishte “ylli” i mbrëmjes: shënoi 48 pikë, asistoi 4 herë dhe rikuperoi 17 topa. Luka Don?i? me 34 pikët e tij nuk mjaftoi që teksanët të fitonin.

Fitore edhe për Atlanta Hawks, që me rezultatin 120-123 mposhti Minnesota Timberwolves. Nga miqtë vetë vetëm një prej basketbollistëve nuk shënoi, duke bërë që në grup të triumfonin ndaj Timberwolves, pavarësisht se treshja Karl-Anthony Towns (31 pikë, 5 asiste, 19 topa të rikuperuar), Robert Covington (28 pikë, 4 asiste, 7 topa të rikuperuar) dhe Derrick Rose (25 pikë, 9 asiste, 3 topa të rikuperuar) ishin në formë të mirë.

Charlotte Hornets-Brooklyn Nets 100-87
Washington Wizards-Chicago Bulls 92-101
Orlando Magic-Toronto Raptors 116-87
Indiana Pacers-Detroit Pistons 125-88
Minnesota Timberwolves-Atlanta Hawks 120-123
Neë Orleans Pelicans-Dallas Mavericks 114-112
Miami Heat-Cleveland Cavaliers 118-94
Phoenix Suns-Oklahoma City Thunder 102-118
Denver Nuggets-San Antonio Spurs 102-99
Los Angeles Lakers-Los Angeles Clippers 107-118

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *