Rregulli i ri i Emeri: Stop përkthyesve, të gjithë do të flasin anglisht

0

Unai Emeri ka vendosur një rregull të ri tek ekipi i Arsenalit, sa i përket gjuhës që duhet të flasin lojtarët. Të gjithë duhet të flasin anglisht dhe nuk do të ketë më nevojë për përkthyes siç citon “The Mirror”. Trajneri spanjoll akoma nuk e ka perfeksionuar gjuhën angleze, por ai premton që do të jetë gati përpara Krishtlindjeve.

Emeri mendon që prania e një përkthyesi e ngadalëson procesin e rritjes së skuadrës dhe ka vendosur që në dhomat e zhveshjes, gjuha që do të flitet do të jetë vetëm ajo angleze. Ai i ka kërkuar të gjithë lojtarëve të huaj që të përparojnë më gjuhën angleze sa më shpejt.

Trajneri i Arsenalit është i gatshëm të flasë në gjuhë të tjera në bisedat individuale me lojtarë të ndryshëm, por brenda ekipit duhet të mbizotërojë anglishtja, në mënyrë që të mos krijohen keqkuptime mes përkthyesve të ndryshëm.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.