Rregullat e vendosur nga Shqipëria për pandeminë, Dinamo mbetet pa stafin drejtues

0

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria ka bërë disa lehtësira pas minimizimit të rasteve nga Koronavirusi, duke hapur lokalet, futbollin dhe bizneset që u panë si me rrezikshmërinë më të lartë të mundshme.

Por ndërkohë që të gjitha ekipet shqiptare po dalin në stërvitje, Dinamo ka probleme të tjera. Këtu nuk po flasim vetëm për renditjen dhe pozicionin e vështirë ku ndodhen aktualisht, por edhe për rregullat e lehtësimit të shtetit shqiptar.

Drejtuesit e Dinamos janë italianë, duke nisur që nga presidenti, te trajneri dhe te përgatitësit e skuadrës. Sipas asaj që raporton edhe gazetari Endi Tufa, aktualisht Shqipëria po kthen vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Europë dhe për këtë arsye, lojtarët e Dinamos nuk do t’i kenë ende pranë drejtuesit e tyre që ndodhen në Itali. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.