Rregullat e çuditshme nga Qeveria ndalojnë miqësoren e Kukësit, të mërkurën zbret në fushë Partizani

Nga Klaudio Ndreca

Qeveria e Shqipërisë dhe saktësisht kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbylljen e kësaj fundjave në vendin tonë ashtu siç edhe kishte ndodhur më herët. Një rregull ky disi i çuditshëm dhe i papritur për të gjithë, teksa përgjatë gjithë këtyre ditëve është lëvizur lirisht dhe pa asnjë kufizim.

Megjithatë ky ishte vendimi i marrë nga Rama, që ka prishur planet edhe të skuadrave shqiptare. Kukësi dhe Turbina do të zhvillonin një miqësore së bashku në ditën e dielë, për të parë formën e lojtarëve përpara se të zbrisnin në fushën e lojës.

Por nëpërmjet një njoftimi nga faqja e klubit të Turbinës, thuhet se për shkakun e kufizime të kësaj fundjave, miqësorja do të shtyhet. Nga ana tjetër lajmërohet një përballje me Partizanin që do të luhet në ditën e mërkurë, atëherë kur pritet që situata të kthehet në normalitet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *